75 Mall Live Search
07:36 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Edhe në mëngjes mërgimtarët po maltretohen duke pritur tri orë në Merdare

Mërgimtarët po presin edhe këtë mëngjes deri në tri orë për të dalur nga Kosova.

Përkatësisht, në pikën kufitare Merdare, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, pritjet janë deri në 3 orë, transmeton Indeksonline.

Pos mëngjeseve, bashkatdhetarët në këtë pikë kufitare po presin edhe mbrëmjeve, ku mbrëmë kanë pritur më shumë se gjashtë orë.

QKMK po apelon tek qytetarët të përdorin pika tjera kufitare, pasi në këtë vendkalim, pritjet janë të gjata.

Ndryshe nga Merdarja, në pikat e tjera kufitare, gjendja është më mirë dhe pritjet nuk janë të gjata./Indeksonline/