Edhe në miqësore tifozët duan ta shohin Kosovën, për 45 minuta shiten 6 mijë bileta për ndeshjen me Gjibraltarin
Forma e mirë e Kombëtares së Kosovës në futboll, po bën edhe tifozët të bëjnë gara për një biletë edhe për ndeshje miqësore.
“Dardanët” luajnë kundër Gjibraltarit më 10 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa biletat për këtë ndeshje kanë dalë në shitje nga ora 17:00.
Zëvendës sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti ka thënë për Indeksonline se për 45 minuta janë shitur 6 mijë bileta.
Sikur ndaj Danimarkës në ndeshje miqësore, ashtu edhe ndaj Gjibraltarit pritet që të mos ketë asnjë vend në tribuna. /Indeksonline/