13:28 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mike Tysoni, edhe në moshën 53-vjeçare duket i rezikshëm

Mike Tysoni, kampioni i peshave të rënda në boks. Arritjet e tij në ring ishin të pabesueshme.

Deri në këtë ditë, ai mbetet kampioni më i ri i peshave të rënda i të gjitha kohëve, pasi shkatërroi Trevor Berbickun më 1986 në moshën 20- vjeçare. 44 nokaute në 50 fitoret e tij.

Karriera e Tysonit fatkeqësisht ndryshoi. Ai u mposht në vitin 1990 nga James Douglasi para se të kalonte tre vjet në burg, transmeton Indeksonline.

Dhe pamjet e fundit të Tysonit, duke ua mësuar disa lëvizje dy personave tregon që i ka mbetur ende eksploziviteti i tij.

Tysoni është 53 vjeç tashti, por, edhe me xhinse, ai ende duket i rrezikshëm./Indeksonline/