75 Mall Live Search
08:02 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Edhe në orët e para të mëngjesit vazhdojnë kolonat e gjata në Merdarë

Kolonat e gjata të veturave me mërgimtarë në pikën kufitare në Merdarë edhe mëngjesin e së shtunës janë të gjata.

Në imazhet e siguruara nga Indeksonline shihet se mëngjesi i sotëm mërgimtarët i ka gjetur duke pritur radhën për të kaluar në pikën kufitare.

Në matjen e fundit të bërë nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, thuhet se në pikën kufitare në Merdarë kolonat arrijnë deri në 2000 metra, ani pse mërgimtarët natën e mbrëmshme kanë treguar se po presin deri në 10 orë.

Rikujtojmë, që ekipi i Indeksonline natën e mbrëmshme ka qëndruar në këtë pikë kufitare, ku kanë funksionuar katër sportele kontrolluese nga ana e Kosovës, por vetëm një nga ana e shtetit serb./Indeksonline/