19:01 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / Blerim

Edhe në futbollin shqiptar tensione, pati edhe grushte!

Momente tensioni në “Selman Stërmasi”, pas goli të realizuar nga Hoxhallari në minutën 78-të. Drejtuesit e Kastriotit janë tërbuar pasi pretenduan se futbollistët e Tiranës nuk respektuan “Fair – Play”-n teksa një lojtar i krutanëve ndodhej i shtrirë në fushë.

Është dashur ndërhyrja e policisë që situatë të qetësohej. Kastrioti u tërhoq nga fusha për disa minuta, ndërkohë që ndeshja ka rifilluar.