75 Mall Live Search
17:40 / E Martë, 21 Qershor 2022 / OSH

Edhe nënkryetari Zogaj flet për “Prishtina Parking”, kërkon sygjerimet e qytetarëve!

IndeksOnline raportoi më parë se kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se do punohet për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores së “Prishtina Parking”.

Kurse, nënkryetari i kryeqytetit, Alban Zogaj, tha se do të shqyrtohen ankesat e qytetarëve në mënyrë që të veprojnë me modalitetet më të mira urbane.

Ai kërkoi nga qytetarët që të sygjerojnë problemet aktuale që kanë lidhur me parkingun.

“Po punojmë në rregulloren e re për parkimin në Prishtinë!

Grupi punues ka filluar punën për ndryshimin e rregullores së ‘Prishtina Parking’. Do i shqyrtojmë ankesat e qytetarëve, mendimet profesionale dhe do veprojmë me modalitetet më të mira urbane. Ju lutem na sygjeroni per problemet aktuale”, shkroi ai./IndeksOnline/