23:52 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Edhe nëse dëshiron De Ligt nuk mund të transferohet te Barça deri në vitin 2021, për këtë arsye

Matthijs De Ligt po përjeton një periudhë jo të mirë te Juventusi.

Futbollisti që nga transferimi i tij te klubi italian nuk është që ka pasur paraqitje edhe aq të mira sa që është pritur nga ai.

Andaj zërat për një largim të munshëm drejt Barcelonës vetëm sa janë shtuar por kjo gjë duket se nuk mund të ndodh të paktën deri në vitin 2021.

Arsye për këtë po besohet që është ligji i ri i taksave të Italisë, në bazë të të cilit futbollisti do të paguajë taksa për vetëm 50 % të pagës së tij mirëpo kjo bëhet vetëm nëse rrinë së paku dy vite në Itali.

Për këtë arsye largimi i tij do të sjellte mjaftë shumë pagesa për futbollistin, ku do t’i ndalej një shumë e madhe parash për taksa.

/Indeksonline/.