75 Mall Live Search
11:33 / E Martë, 31 Mars 2026 / G T

“Edhe nëse është duke humbur 2:0, Kosova është e rrezikshme”, trajneri i njohur turk

Njohësi i futbollit turk, Onder Ozen, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës, duke e cilësuar si një ekip tepër luftarak dhe të paparashikueshëm.

Sipas Özen, edhe në situata kur rezultati mund të duket i sigurt, si për shembull një epërsi prej 2-0, Kosova mbetet një skuadër që nuk dorëzohet lehtë dhe mund të rikthehet në lojë në çdo moment, shkruan Indeksonline

“Është një ekip shumë kokëfortë. Edhe nëse i lejon të futen në lojë në 2-0, nuk mund të thuash se i ke frenat në dorë,” u shpreh ai.

Kujtojmë që ndeshja ndaj Turqisë zhvillohet sonte nga ora 20:45./Indeksonline/