LDK-ja edhe nesër do të kërkojë votat për Projekligjin për rimëkëmbje, në Kuvend

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme, ku do të bëhet shqyrimi i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike.
Ky projektligj kishte kaluar në lexim të parë, ndërsa nesër me fillim nga ora 11:00 do të kërkohet votimi i tij në lexim të dytë.
Një orë më pas, Kuvendi do ta mbajë një seancë tjetër, ku pritet të shqyrtohen pikat e papërfunduara të seancave të kaluara.
Rendi i ditës:
I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 21 dhe 29 tetor 2020:
- Votimi i Projektligjit nr. 07/L-025 për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit ndërkombëtar për zhvillim, lidhur me financimin e programit – nxitja dhe mundësitë për sigurimin e ujit,
- Votimi i Projektligjit nr. 07/L-035 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
- Votimi i Projektligjit nr. 07/L-036 për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e impiantit të ujërave të zeza, në Gjilan,
- Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-037 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Liritë fetare në Kosovë,
- Votimi në parim i Projektkodit civil të Republikës së Kosovës nr. 07/L-019.
II. Pika e papërfunduar nga Seancat plenare të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25, 28 shtator, 8, 16 dhe 29 tetor 2020:
- Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së.
- Votimi i Propozimrezolutës nga raportimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,
- Votimi i Propozimrezolutës nga interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë të tjerë nga Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës,
- Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e pandemisë “COVID-19”.
III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 8, 12, 16 dhe 29 tetor 2020:
- Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për automjete,
- Votimi i Propozimrezolutës nga interpelanca me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel, lidhur me punën e grupeve teknike.
IV. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 21 dhe 29 tetor 2020:
- Votimi i Propozim-rezolutës nga interpelanca me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me pezullimin njëvjeçar i aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare,
- Votimi i Propozimrezolutës nga interpelanca me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me përfshirjen e Republikës së Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik”,
- Votimi i Propozimrezolutës nga interpelanca me kryeministrin të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e kryeministrit për zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
V. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 29 tetor, 2 dhe 3 nëntor 2020:
- Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-021 për të drejtat pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës,
- Votimi i Propozimrezolutës nga debati parlamentar, lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës, lidhur me pengesat që u bëhen për t’u kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës,
- Kërkesa e Komisionit hetimor parlamentar, lidhur me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës për miratimin e buxhetit të këtij komisioni hetimor,
- Votimi i rekomandimeve të Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike lidhur me raportin vjetor të auditimit për vitin 2019,
- Votimi i Propozimrezolutës nga debati parlamentar në lidhje me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që të mbajë të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1.600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë luftës gjenocidale në Kosovë, që ende konsiderohen të zhdukur,
- Votimi i Propozimrezolutës nga debati parlamentar në lidhje me sensibilizimin dhe masat që duhet të merren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.