75 Mall Live Search
12:37 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / G T

Edhe nga FSHF-ja urojnë Gianni Infantinon

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka uruar presidentin e FIFA, Gianni Infantino, me rastin e 10-vjetorit të tij në krye të institucionit më të lartë të futbollit botëror.

Përmes një videomesazhi, presidenti Duka ka shprehur vlerësimin për lidershipin dhe vizionin e presidentit Infantino gjatë kësaj dekade, duke theksuar se nën drejtimin e tij FIFA ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, me më shumë investime, përfshirje dhe standarde më të larta në çdo kontinent.

Presidenti Duka vlerësoi gjithashtu rritjen e mbështetjes për federatat anëtare dhe ndikimin pozitiv që këto reforma kanë pasur edhe në zhvillimin e futbollit shqiptar.

Federata Shqiptare e Futbollit, së bashku me presidentin Duka, i uron presidentit Gianni Infantino shumë suksese në vijim dhe shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe partneritetin e fortë me FIFA.

FSHF-ja thekson se do të vazhdojë të punojë ngushtë me institucionin ndërkombëtar për projekte që avancojnë futbollin shqiptar dhe kontribuojnë në vizionin global të këtij sporti.