Edhe një arsye më shumë për të fituar Kampionatin, Mbretëresha Elizabeth i dërgon letër urimi trajnerit të Anglisë

Mbretëresha Elizabeth i ka dërguar një letër personale duke i dëshiruar fat trajnerit të ekipit të Anglisë në futboll, Gareth Southgate.
Anglia do të luajë të dielën në finalen e Kampionatit Evropian të futbollit kundër Italisë, transmeton Indeksonline.
Kjo mund të shkruhet në histori për shkak se nuk ka arritur kurrë më parë në finale të Kampionatit.
Në letër, Mbretëresha kujton vitin 1966 kur ishte e pranishme në finalen e Kupës së Botës.
’55 vite më parë isha më fat që t’i dorëzoja trofeun Bobby Moore dhe pashë se çfarë do të thoshte për lojtarët, stafin dhe ndihmësit për të fituat turneun ndërkombëtar të futbollit” shkruajti ajo e cila nuk do të jetë e pranishme në lojë të dielën.
“Unë dua t’ju përgëzoj të gjithëve për arritjen në finale të Kampionatit Evropian,” i tha ajo ekipit të Southgate. Unë po dërgoj gjithashtu dëshirat e mia për nesër me shpresën se jo vetëm suksesi juaj do të hyjë në librat e historisë, por edhe forca, përkushtimi dhe krenaria juaj.”
1996 ishte hera e fundit që Anglia arriti në finalen e një turneu të madh ndërkombëtar. Anglia fitoi Kupën e Botës atë vit.
Princi William do të marrë pjesë në finalen e Londrës të dielën./Indeksonline/
“I send my good wishes for tomorrow with the hope that history will record not only your success but also the spirit, commitment and pride with which you have conducted yourselves.”
— The Royal Family (@RoyalFamily) July 10, 2021
A message from Her Majesty The Queen to Gareth Southgate & @England ahead of the #EURO2020 Final. pic.twitter.com/uFX2O38kxi