Edhe një denoncim për abuzim seksual, modelja e njohur: Më drogoi, më keqtrajtoi seksualisht
Iluzionisti amerikan, David Copperfield po akuzohet për abuzim seksual nga modelja e njohur, Britney Lewis.
Ajo kishte akuzuar magjistarin për abuzim seksual dhe keqtrajtim kur ajo ishte vetëm 17 vjeçare, përkatësisht në vitin 1988.
Këtë njoftim e bërë pasi që magjistari kishte mbështetur kampanjën “Metoo”. Modelja theksoj se magjistari i kishte hedhur diçka në pije.
“Ai më zhveshi në fytyrë dhe më kujtohet se filloi të ulej poshtë meje. Pas kësaj, gjithçka mu errësua”, thotë modelja.
Por në mëngjes magjistari kishte mohuar gjithçka duke thënë se nuk i kujtohet asgjë..
Ndryshe, Copperfiled është njëri nga iluzionistët më të suksesshëm, pasuria e të cilit arrin 850 mijë dollarë./Indeksonline/