17:17 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Edhe një deputete e VV-së del kundër Dërgutit, mbron Kurtin

Ndaj skandalit të fundit që u bë publik dje për Lëvizjen Vetëvendosje, sot ka thënë disa fjalë edhe deputetja e kësaj partie, Fatmire Mullhaxha-Kollqaku.

Duke i dal në krah Albin Kurtit, të cilin sipas disa bisedave të publikuara mes anëtarëve të VV-së fyhet me një term banal nga Aida Kurti, Kollqaku ka thënë se partia nuk toleron ndërhyrje nga jashtë, shkruan Indeksonline.

Ja postimi i saj në Facebook:

Flini të qetë. Lëvizja VAZHDON!
ALBINI është me të gjithë, TË GJITHË janë me Albinin.
Ndërhyrjet nga jashtë nuk do t’i tolerojmë. Fitorja e madhe na pret.