75 Mall Live Search
12:59 / E Shtunë, 17 Shtator 2022 / Gj. Sh

Edhe një diamant i ri shëndrit nga Kosova

Altin Ukiqi futbollisti 17 vjeçar ka shkuar në prova dy javore te gjiganti kroat, Hajduk Split dhe ka  shkëlqyer atje.

Altini ka treguar talentin e tij në provat e para dhe ka mahnitur trajnerët e klubit të cilët kanë kërkuar që Altini të bashkangjitet sërish në dimër me juniorët e Hajdukut.

Njeriu i Hajdukut, përndryshe skauti zyrtar i klubit, z. Albin Sahatqija në bashkëpunim me z. Arsim Rashica, po vazhdojnë të ju japin mundësinë futbollistëve tanë që t’i tregojnë vlerat e tyre në futbollin Kroat./IndeksOnline/