75 Mall Live Search
11:31 / E Diele, 25 Maj 2025 / Burim

Edhe një e diel turpi në Kuvend, dështon përpjekja e 21-të

Ka dështuar edhe përpjekja e 21-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi nuk pati kuorum për të votuar Komisionin për votim të fshehtë.

Në sallë të dielën ishin 90 deputetë. Pro votuan 53 deputetë, 1 kundër, abstenim nuk ka.

Seanca e ardhshme është caktuar për të martën me fillim nga ora 11:00. /IndeksOnline/