75 Mall Live Search
13:49 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Edhe një fshat në Malishevë dyshohet se është i prekur nga koronavirus, një i infektuar shkoi në të pame

Hajdin Berisha, nënkryetar në komunën e Malishevës, në një lidhje direkte ka thënë se edhe një fshat të Malishevës po dyshohet se është i prekur nga covid-19, shkruan IndeksOnline.

Nga 25 persona që kanë rezultuar pozitiv me këtë virus, Berisha tha se tani priten rezultatet e personave të tjerë në Lumishtë të Malishevës pasi një person i infektuar kishte shkuar musafir në një të pame në këtë fshat.

 “Një person kishte qëndruar musafir në një të pame i cili ishte i infektuar, janë marrë mostrat e familjarëve e sot presim rezultatet e tyre. Mirëpo deri tani familjarët në Lumnishtë nuk kanë ndonjë simptomë të koronavirusit”, tha Berisha.

Deri tani në Kosovë janë të prekur 73 persona me Covid-19, ku një person ka humbur jetën nga koronavirus./IndeksOnline