75 Mall Live Search
17:43 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Edhe një futbollist i madh rikuperohet për ndeshjet e tetorit

Pas disa ndeshjeve të vështira dhe shumë mungesave, Kombëtarja e Kosovës tashmë po i rikthehet normalitetit.

Pas rikthimit të Rashicës, Kryeziut dhe të Kolollit edhe Herolind Shala është gati për ndeshjet e tetorit.

Mesfushori kosovar ka filluar stërvitjet dhe do të jetë i gatshëm për Challandes në ndeshjen me Gjibraltarin dhe Malin e Zi.

Ndeshja e fundit e Shalës me fanellën e Kosovën ishte ajo kundër Bullgarisë me 25 prill. /IndeksOnline/