14:36 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / Gj. Sh

Edhe një futbollist largohet nga Dukagjini

Pas largimit të Met Millaku, skuadra e Dukagjinit në sezonin e ardhshëm do të jetë edhe pa futbollistin Labinot Jashanica.

Skuadra nga Klina përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se kanë mbyllur bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme, shkruan IndeksOnline.

26-vjeçari do të largohet nga Dukagjini pas dy viteve.

Njoftimi i plotë:

“FALEMINDERIT JASHKI

Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Labinot Jashanica. Ne e falënderojmë Jashkin për gjitha këto vite sa ishte pjese e jona, duke i dëshiruar atij gjitha të mirat.”, thuhet në njoftimin e klubit të Dukagjinit./IndeksOnline/