Edhe një futbollistë i Bosnjës del kundër miqësores me Rusinë

Pas Miralem Pjanicit, edhe futbollisti tjetër boshnjak, Edin Dzeko, ka dalur kundër vendimit të NFSBiH, për ndeshjen miqësore ndaj Rusisë.
Ai ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në këtë ndeshje miqësore, transmeton IndeksOnline.
“Unë jam kundër zhvillimit të kësaj ndeshje. Unë jam gjithmonë vetëm për paqe. Federata e di mendimin tim. Fatkeqësisht nuk jam unë ai që i merr vendimet me kë do të luajë BiH, por kam qëndrimin tim që është i qartë dhe që nuk përfshin luajtjen e kësaj ndeshjeje, ndërkohë që po vuajnë njerëz të pafajshëm. Unë solidarizohem me popullin e Ukrainës në këto momente të vështira për ta”, ka thënë Dzeko për “klix.ba”.
Kujtojmë që Federata e Futbollit të Bosnjës, të premten ka njoftua se është caktuar një ndeshje miqësore ndaj Rusisë.
Ndeshja Rusi-Bosnjë është caktuar të zhvillohet në Shën Petersburg, më 19 shtator, edhe përkundër se Rusia është përjashtuar nga çdo garë zyrtare e FIFA-s dhe UEFA-s, pas fillimit të luftës ndaj Ukrainës./IndeksOnline/