17:06 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Edhe një gjilanas vdes nga COVID-19, Haziri thotë se virusi s’pyet kush je, të rrëzon për toke e të merr nëse nuk ruhesh!

Edhe një gjilanas ka ndërruar jetë si pasojë e virusit COVID-19.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i komunës, Lutfi Haziri.

Haziri tha se dita e 145 e COVID-19 në Gjilan është me lajme të këqija, transmeton Indeksonline.

Deri sot në Gjilan janë konfirmuar 540 persona të infektuar me koronaivrus, teksa raste aktive janë 184.

Haziri ka apeluar që të respektohen masat mbrojtëse sepse virusi nuk pyet kush je.

Postimi i plotë:

#Dita145 me lajme të këqija. Fatkeqësisht edhe 1 gjilanas ka ndërruar jetë nga #COVID19 brenda 24 orëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes.

Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë në Gjilan është kjo: 540 të infektuar në total, 338 të shëruar, raste aktive janë 184, të hospitalizuar 40 dhe 18 të vdekur. Ndërsa, mostra në pritje janë 38.

Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse sepse virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!