13:46 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Edhe një hap drejt jetësimit të Spitalit të Podujevës, caktohet përgjegjësi për funksionalizimin e tij

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se janë një hap afër për të funksionalizuar Spitalin e Podujevës, vendimi për themelimin e së cilit, ishte marrë në vitin 2016 nga ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, por nuk ishte funksionalizuar deri tani, shkruan IndeksOnline.

SHSKUK-ja ka bërë të ditur se ushtruesi i detyrës i drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni Valbon Krasniqi, ka caktuar doktor Afrim Tahirin, si përgjegjës për funksionalizim të Spitalit të Podujevës.

“Ai ka për detyrë të bëjë planifikimin e kuadrit profesional, teknik-administrativ dhe pajisjeve medicinale. Po ashtu, koordinimin, bashkërendimin, monitorimin dhe raportimin e zbatimit të aktiviteteve dhe veprimeve lidhur me funksionalizimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë: