19:08 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / OSH

Edhe një ish-ushtar i UÇK-së merr ftesë për tu paraqitur para Gjykatës Speciale, në Hagë

Edhe një ish- ushtarë i UÇK-së ka marrë ftesë për tu paraqitur para Gjykatës Speciale, në Hagë.

Ish- ushtari Naim Kadolli nga fshati Bukosh, komuna e Suharekës, ka bërë të ditur se ka marrë ftesë për tu paraqitur në Hagë më 12 dhjetor, ora 10:00.

Kadolli është thirrur në cilësinë e të dyshuarit, shkruan IndeksOnline.

Njoftimi i tij i plotë:

Sot kur i gjithë populli shqiptarë festoon, festat më të rëndësishme të Kombit, 28 Nëntorit, unë si ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës marr ftesën nga dhomat e specialiuara të Gjykatës Ndërkombëtare për në Hagë. Ftesën e mora sot me 28 nëntor që të paraqitem me 12 dhjetor 2020 në ora 10:00 në Hagë.