75 Mall Live Search
23:17 / E Diele, 30 Gusht 2020 / C E

Edhe një “kapadai” te Barcelona, Umtiti shkel rregullat dhe nuk paraqitet në kampion stërvitor

Barcelona nuk ka vetëm problemin që lidhet me Messin.

 Në fakt, në orët e fundit shpërtheu çështja e lidhur me Umtiti.

Mbrojtësi francez nuk u paraqit në Ciutat Esportiva për prova dhe stërvitje këtë mëngjes, duke e justifikuar veten se ishte ende në karantinë, pasi u gjet pozitiv me COVID-19.

Sipas raportimit nga Cadena COPE, megjithatë, disa dëshmitarë e kanë parë francezin këtë pasdite në terminalin e fluturimeve private në Barcelonë, i sapombërritur.

Nëse kështu është, padyshim që lojtari ka shkelur protokollin e sigurisë ose ka gënjyer drejtpërdrejt klubin për gjendjen e tij.