75 Mall Live Search
18:00 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Edhe një klub anglez i futet garës për transferimin e Muriqit, Fenerbahce cakton çmimin e largimit

Sipas mediumit turk ‘Feneronline’, garës për transferimin e Muriqit tani më i kanë hyrë edhe Monaco dhe Aston Villa.

Kurse mediat holandeze kanë raportuar që Fenerbahce ka vendosur çmimin për Muriqin prej 35 milionë eurosh nëse dëshirojnë këto klube ta kenë në skuadër, transmeton IndeksOnline.

Po ashtu Vedat Muriqi është i pranishëm në raportimet edhe të mediave britanike dhe të atyre franceze pasi që për transferimin e tij janë të interesuara një numër i madh klubesh.

Sipas Birmingham, tani edhe Aston Villa ka vendosur të vëzhgoj Muriqin dhe këtë do ta bëjnë deri në fund të sezonit.

Vlera aktuale në treg e Vedatit është 12 milionë euro mirëpo siç duket gjiganti turk nuk do ta lejojë të largohet pa u paguar me 35 milionë euro.

Ylli kosovar deri më tani ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 5 asistime në 21 ndeshje këtë sezon me Fenerbahcem/Indeksonline/.