16:03 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Edhe një komunë tjetër i kërkon Qeverisë që të shqyrtojë vendimin për vetura

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i ka kërkuar  Qeverisë së Kosovës që të shqyrtoj vendimin për kufizimin e lëvizjes në orar të caktuar, transmeton IndeksOnline.

Muharremaj, ka thënë se  deri më tani nga pamjet që ka parë, është krijuar tollovi dhe është krijuar mundësia e përhapjes së virusit, tek sa qytetarët frekuentojnë rrugët në orët e lira të lëvizjes.

Ai ka thënë se ky vendim duhet të rishqyrtohet nga ekspertët.

Kjo nuk është hera e parë që një kryetar komune ka kërkuar që të rishqyrtohet këto masa. Madje edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka kërkuar një gjë të tillë qeverise.

Ndërsa  Qeveria në një përgjigje dhënë për IndeksOnline ka thënë se janë duke e shqyrtuar situatën ndërsa ende nuk ka një diskutim për rishqyrtimin e këtij vendimi.