75 Mall Live Search
12:47 / E Diele, 02 Korrik 2023 / Gj. Sh

Edhe një largim nga Ballkani

Portieri Dashnor Balaj, nuk do të jetë pjesë e Ballkanit për sezonin e ardhshëm.

Balaj largohet nga kampioni i Kosovës pas gjashtë viteve, shkruan IndeksOnline.

Ai ishte pjesë e Ballkanit nga shkolla e futbollit e deri te ekipi i pare.

Klubi suharekas i ka dëshiruar Balajt suksese në rrugëtimin e ri dhe e falënderon për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve./IndeksOnline/