22:07 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Edhe një legjendë më pak, pensionohet John Terry

Legjenda e Chelseas, John Terry ka bërë i ka dhënë fund futbollit aktiv.

37 vjeçari përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e fushave të gjelbëra.

“Pas 23 vjetëve të mrekullueshme si futbollist, kam vendosur që tani është koha e duhure për pensionim”, ka shkruar Terry në Instagram.

John Terry ka qenë pjesë e Chelseas për 12 vjet ku ka bërë 702 paraqitje dhe fitoi gjithçka. /IndeksOnline/

 

View this post on Instagram

 

THANK YOU ⚽

A post shared by John Terry (@johnterry.26) on