Edhe një lojtar tjetër afër largimit nga Interi
Frederico Dimarco është në fokusin e Veronës.
Klubi italian duket se është ende aktiv në afatin e transferimit, pasi që si qëllim për ta transferuar e kanë edhe lojtarin e Interit, Dimarconin.
Sipas ”La Gazzetta dello Sport”, italianët janë të interesuar për transferimin e mbrojtësit, e i cili është vetëm 21-vjeçar, ku sezonin e kaluar kishte kaluar në formë huazimi te Parma, ekip me të cilin bëri 13 paraqitje./Indeksonline/.