Edhe një medalje e artë për Anton Cenën
Veterani i xhudos në Kosovë, Anton Cena, ka fituar edhe në një garë kontinentale për veteranë, duke konfirmuar edhe një herë formën e tij shumë të mirë.
Ai është shpallur sot kampion i Evropës për veteranë në Kampionatin e shtatë Evropian për Polici, Zjarrfikës, Korrektues, Doganë dhe Ushtri.
Kjo është hera e katërt që ai shpallet më i miri në këtë konkurrencë në Evropë, kurse për të titulli i katërt ishte posaçërisht interesant, meqë u arrit në Spanjë, shtetin e BE-së që nuk e ka pranuar Kosovën dhe ku sportistët tanë kanë pasur probleme të udhëtojnë në të kaluarën.
Cena është një veteran i xhudos dhe pjesëmarrës i rregullt i garave të kategorive të ndryshme në këtë sport dhe fitues i shumë medaljeve dhe mirënjohjeve ndërkombëtare.