18:32 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Edhe një përforcim i fortë për ‘Niklin’

Mesfushori Argjend Malaj, është futbollisti më i ri i Feronikelit.

Kampioni aktual konfirmon se të martën, Malaj ka nënshkruar kontratë me “Niklin”

25 vjeçari ishte futbollist i Kamzës, në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, ku më parë kishte mbrojtur edhe ngjyrat e Skënderbeut.

Argjend Malaj luan në pjesën qendrore të mesfushës dhe pati më shumë se 20 paraqitje në Kategorinë Superiore këtë sezon.