10:18 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Humb jetën edhe një person nga COVIDI-19, shënohet viktima e 37 në Kosovë

Edhe një person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Kjo gjë u bë e ditur nga QKUK-ja, ku u theksua se pacienti ishte 70- vjeçar.

“Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të klinikës ka ndërruar jetë pacienti 70- vjeçar nga Komuna e Vushtrrisë, i pranuar më 13.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese nga Komuna e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Kështu, numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë shkon në gjithsej 37, raporton Indeksonline.

Kosova vazhdon të përballet me virusin COVID-19, ku vetëm mbrëmë u konfirmuan 96 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të të infektuarve me koronavirusin në vend ka shkuar në 2 mijë e 169 persona, ku 1 mijë e 47 janë shëruar dhe numri aktiv i personave të infektuar është 1 mijë e 86.

Komunat më të prekura me koronaivrusin tani për tani janë Prishtina, Vushtrria dhe Prizreni./Indeksonline/