75 Mall Live Search
16:49 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / Blerim

Edhe një polic humb betejën me COVID-19

Gjendja si pasojë e pandemisë COVID-19, në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë.

Edhe një polic kosovar ka humbur betejën me këtë virus.

Bëhet fjalë për Ismet Osmanin nga Kamenica, transmeton Indeksonline.

Lajmi është konfirmuar nga një koleg i tij ku shkruan:

“Nga ky virus vrastar sot humbëm kolegun, Ismet Osmani.

Stacioni policor në Kamenicë sot humbi njërin prej zyrtarëve më punëtor e i përkushtuar.

Kamenicës do t’i mungojë përkushtimi yt për sundim të ligjit e qetësisë!

Prehu në paqe kolegu im Ismet!”, ka shkruar kolegu i tij, Florim Klaiqi.