Edhe një politikani serb i ndalohet hyrja në Kosovë
Pas Marko Gjuriq, shteti i Kosovës ia ka ndaluar hyrjen kryetarit të partisë serbe ‘Dveri’, Bosko Obradoviq.
Ai kishte plan që të vinte në Kosovë të merrte pjesë në formimin e “Aleancës për Kosovë” në Graçanicë, transmeton Indeksonline.
Obradoviq e ka postuar në Twitter vendimin ku i ndalohej hyrja. Aty shkruhej se ai paraqet rrezik për shtetin e Kosovës.
Sipas Obradoviq ky vendim nga Kosova është marrë me kërkesë të presidenti, Aleksander Vuçiq.
Kujtojmë që hyrja në Kosovë politikanit serb i ishte ndaluar edhe në vitin 2014-të./Indeksonline/
Поново ми је забрањен улазак на Косово и Метохију! У савременој Европи, у 21. веку, забрана слободе кретања народном посланику, грађанину и држављанину Србије на територији Републике Србије. Јер сам претња јавној безбедности лажне државе Косово, како пише у овом образложењу. pic.twitter.com/WLzg0LTDrY
— Бошко Обрадовић (@BoskoObradovic) May 20, 2019