08:31 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Edhe një rast tjetër me koronavirus në Serbi, numri i të prekurve arrin në 19

Një tjetër rast i koronavirusit është konfirmuar në Serbi, ku numri i të prekurve ka arritur në 19.

Kjo u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë e Serbisë.

Sipas Laboratorit Kombëtar të Referencës së Institutit Torlak, u testuan gjithsej 160 individë që plotësuan kriteret e përcaktimit të rasteve.

Nga raporti i fundit deri në orën 8:00 u testuan mostra të nëntë individëve, njëri prej të cilëve ishte pozitiv dhe tetë negativ për virusin, raporton Danas.