10:25 / E Shtunë, 24 Tetor 2020 / A. M.

Edhe një shtet europian ka mbi 1 milion të infektuar

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Francë tejkaloi sot 1 milion, ka njoftuar ministria e shëndetësisë së këtij vendi në ueb faqen e tyre.

Siç raportohet , në Francë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 42032 raste të reja me Covid-19, me të cilët numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur është 1041075.

Në Francë janë të premten janë regjistruar edhe 298 persona të vdekur, që do të thotë një rritje e konsiderueshme e rasteve pasi të enjten ishin regjistruar 162 viktima nga koronavirusi.

Deri tani në Francë nga pasoja e infektimit me koronavirusin e ri kanë vdekur 34508 persona.

Franca po regjistron shtimin më të madh ditor të të shtrirëve në spital që nga fillimi i prillit, pasi numri i pacientëve në spitale ka kërcyer për 976 dhe tani ka arritur në 15008. Numri i pacientëve në kujdesin intensiv është shtuar nga 122 në 2441 tani.

Franca tani është shteti i shtatë me mbi 1 milion raste të regjistruara nga koronavirusi, pas SHBA’së, Indisë, Brazilit, Rusisë, Argjentinës dhe Spanjës