Edhe një skuadër humbëse ankohet për referim, publikon videon e penalltisë

Gjilani ka pësuar humbje me rezultatin 2:1, sot në udhëtim te Llapi.
Në këtë ndeshje, në minutën e 2-të u dha një penallti në disfavor të gjilanasve.
Pikërisht për këtë fakt, ka reaguar faqja zyrtare e Gjilanit në llogarinë e tyre në Facebook.
“Penaltia e dhënë në minutën e parë për Llapin, tregon më së miri ndarjen e “drejtësisë” në duelin e sotëm Llapi-Gjilani”, shkruhet në njoftimin e lëshuar së fundit.