75 Mall Live Search
15:07 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / B O

“Edhe një tentativë e parealizuar nga strukturat e krimit në vendin tonë”, Dobruna reagon pasi Kusari-Lila u shpall e pafajshme

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shpallur të pafajshëm katër ish-ministra, Mimoza Kusari Lila, Nenad Rashiq, Besim Beqa, Dardan Gashi si dhe Fllanza Hoxha e Arben Gjuka, të cilët akuzoheshin nga Prokuroria Speciale për korrupsion në rastin e njohur si “Afera e Hidrocentraleve”.

Shpallja e aktgjykimit për këtë rast është bërë të martën në Departamentin Special të kësaj gjykate nga kryetar i trupit gjykues, Valon Kurtaj.

Pas shpalljes së vendimit, ka reaguar zëvëndësministri i MZHR-së, kryetari i Alternativës në Gjakovë, Agon Dobruna. Ai e ka quajtur akuzën ndaj shefes së tij si tentativë nga strukturat e krimit në Kosovë.

“Pas një procesi të gjatë, më në fund drejtësia e tha fjalën e vet dhe hodhi poshtë aktakuzën ndaj Mimoza Kusarit.
Të bashkudhëtosh në politikë me Mimozën është privilegj, pasi personaliteti i saj është i ndërtuar mbi parime, integritet e ndershmëri.
Edhe një tentative e parealizuar nga strukturat e krimit në vendin tonë, ndaj Kryetares Mimoza Kusari.
Drejtësia triumfon gjithmonë” shkruan Dobruna në reagim./Indeksonline/