Edhe një tjetër futbollist i Arsenal paralajmërohet nga klubi, për thyerje të rregullave të karantinës

Përhapja e koronavirusit ka bërë që edhe futbollistët të vendosen në karantinë, e njëri nga ta është edhe Nicolas Pepe i Arsenal.
Mirëpo siç duket futbollisti nuk i ka kushtuar shumë vëmendje rregullave, transmeton IndeksOnline.
Në disa fotografi të publikuara shihet futbollisti i Arsenalit duke ndenjur me disa persona.
E kjo gjë siç duket i ka rënë në sy edhe skuadrës londineze të cilët e kanë paralajmëruar futbollistin.
“Ne ishim të shqetësuar, kështu që kemi folur me Nicolas i cili ndan një shtëpi me një numër të afërmve”, kanë thënë nga Arsenal.
“Ne i kemi kujtuar atij rëndësinë e secilit që ndjek udhëzimet.”
Premier Liga u pezullua në muajin e kaluar shkaku i pandemisë covid-19 dhe qeveria ju kërkoi qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi./IndeksOnline/.