Edhe një tjetër super futbollist ka pranuar të vesh fanellën e Kosovës

Pas Edi Sylisufaj edhe një tjetër futbollist ka pranuar të luaj për Kosovën.
Bëhet fjalë për Bastien Tomën që shumë shpejtë do të vesh fanellën dardane, shkruan Indeksonline.
Lajmin e ka dhënë kryetari i FFK-së, Agim Ademi në një intervistë në Kanal 10.
“Jemi në bisedime me disa futbollistë, por që ende nuk i kemi përfunduar. Siç e dini, Andi Zeqiri ka pranuar, por që jeni televizion i ri po e zbuloj se Bastien Toma do të jetë futbollist i Kosovës”, deklaroi Ademi.
Toma është 21 vjeçar dhe luan si mesfushor qendror. Ai është pjesë e Sionit dhe ka përfaqësuar Zvicrën në gjeneratat e reja. /IndeksOnline/
