75 Mall Live Search
18:17 / E Martë, 12 Korrik 2022 / Gj. Sh

Edhe një Top skuadër refuzon Ronaldon

Njëri nga futbollistët më të mire në botë, Cristiano Ronaldo e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Manchester United në këtë afat kalimtar.

Por portugezi nuk po e ka të lehtë të gjej një skuadër të re për sezonin e ri.

Sipas Le Parisien, agjenti Jorge Mendes thuhet se i ka ofruar Cristiano Ronaldon PSG-së, por klubi e ka refuzuar atë, transmeton Indeksonline.

Mendes i ka ofruar Ronaldon edhe klubit të Bayern Munchen, por edhe klubi bavarez nuk ka pranuar transferimin e portugezit.

Po ashtu për Ronaldon raportohet se ka shfaqur interesim edhe skuadra angleze Chelsea, por në fund trajnerit Thomas Tuchel nuk i’a ka mbushur syrin futbollisti i Manchester United./Indeksonline/