Edhe një trup i pajetë në Shqipëri, shkon në 33 numri i viktimave
Ka shkuar në 33 numri i viktimave si pasojë e tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës.
Viktima e 33-të është Grisela Lala, pjesëtarë e familjes Lala dy anëtarë të së cilës u nxorën pa shenja jete nga rrënojat ditën e djeshme.
Pesë anëtarë të tjerë të kësaj familje vazhdojnë të jenë nën rrënoja, teksa shumë banorë të tjerë të Durrësit e Thumanës vazhdojnë të kërkohen nën rrënojat e ndërtesave të këtyre dy vendeve.
Shqipëria po përballet me një situatë aspak të lehtë, ku edhe shumë persona të tjerë po kërkojnë ndihmë mjekësore nëpër spitalet e vendit.
Tërmeti i parë ishte 6.4 shkallë dhe shkaktoi dëme të shumta, teksa lëkundjet e tokës vazhduan edhe dje dhe sot, por me rihter më të vogël përpos dridhjes pasditen e sotme që shkoi në 5.3 dhe dridhja arriti të dëgjohet edhe jashtë Shqipërisë, tek ne në Kosovë./Indeksonline/