75 Mall Live Search
16:27 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Edhe një xhudiste kosovare e ka fituar medaljen e bronztë

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të Xhudos për Juniorë (U-21), që po mbahet në Vantaa të Finlandës.

Në luftën për medaljen e bronztë, Laura Fazliu mposhti çeken, Renata Zachova, me ‘vaz-ari’, kategoria -63 kilogramë.

Kujtojmë se dje medaljen e bronztë e fitoi edhe Flaka Loxha në kategorinë për 57 kilogramë.