75 Mall Live Search
23:05 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / OSH

“Edhe njëherë ma prish orën qishtu”, mësimdhënësi rrah nxënësit shuplaka në Gjilan!

Mësimdhënësi, Edison Sabedini, në shkollën fillore “Sadulla Brestovci” në Gjilan në orët e para të mësimit të martën ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve të tij.

Sabedini, mësimdhënës i Biologjisë, i ulur në karriken e tij ka rrahur me radhë djemtë e klasës, nxënësit e tij.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga momenti i ushtrimit të dhunës ndaj nxënësve ku mësimdhënësi dëgjohet duke thënë “ edhe njëherë ma prish orën qishtu” dhe i bie shuplakë në fytyrë një nxënësi ku nga fuqia e dorës së mësimdhënësit ai për pak rrëzohet rrëzohet.

Dyshohet se kjo rrahje erdhi si pasojë që nxënësit e ingjizuan mënsimdhënësin në orë mësimore./IndeksOnline/