Edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës i del në ndihmë Shqipërisë
Kosova është pranë Shqipërisë me të gjitha forcat.
Përveç që jemi me mendje e me zemër atje, autoritetet kosovare kanë arritur edhe fizikisht në Shqipërinë mëmë.
Kufirin në Vërmicë sapo e ka kaluar edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.
Më herët drejt Shqipërisë kanë marrë rrugë edhe Forcat Ushtarake Kosovare./Indeksonline/
