75 Mall Live Search
11:55 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Edhe Pacolli reagon pas vdekjes së Fadil Vokrrit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vdekur në moshën 57 vjeçare.

Pas lajmit të hidhur për vdekjen e tij kanë reaguar shumë personalitet të njohura e ndër ta është edhe i pari i MPJ-së, Behgjet Pacolli.

“Sapo mora lajmin e hidhur. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri sot ka ndërruar jetë. Prehu në paqe miku im, dhe legjenda e shtetit tonë” ka shkruar Behgjet Pacolli./Indeksonline/