17:58 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Edhe pas 10 viteve në lidhje me një burrë të martuar, unë jam ende vetëm “tjetra”

Edhe pse i dashuri im është një burrë i martuar dhe ka fëmijë të rritur- unë jam ende “tjetra” për të.

Ai është 60 vjec dhe unë jam 37. Ne jemi të lidhur që  10 vite. Ai ishte i rregullt në pijetoren ku punoja dhe kam ndjenja të forta për të.

Ne filluam lidhjen tonë kur ish i dashuri im më la. Ai më tha se ishi im ishte një idiot që më la.

E dija se ishte i martuar dhe se marrëdhënie jonë ishte e gabuar, por nuk mund t’i rezistoj. Kështu që tani janë bërë 10 vjet të kësaj lidhje të fshehtë dhe tani më jam e pakënaqur.

A duhet t’i them atij se jam e pakënaqur me situatën të jem gjithmonë “tjetra” dhe t’i jap fund lidhjes sonë?

Përgjigja:

Po, sa më gjatë që ta lejoni këtë cështje të vazhdojë aq më shumë do të mendojë se je i lumtur me të.

Marrëdhëniet e tilla rrallë herë ju japin atë që keni nevojë dhe është e qartë që ai nuk e lë gruan e tij për ju.

Gjeni dikë tjetër që është i lirë dhe i denjë për dashurinë tuaj./Indeksonline/