15:55 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Edhe pas rritjes së pagave, arsimtarët kosovarë s’do të jenë më të paguarit në rajon

Nga muaji dhjetor do të vihet në zbatim Ligji i pagave, ku përfitues do të jenë edhe punëtorët e arsimit.

Me rritje të pagave, mesatarja e rrogës në sektorin e arsimit do të jetë 549 euro, shkruan Indeksonline.

Por, megjithëkëtë, punëtorët në arsimin kosovarë s’ do të jenë më të paguarit në rajon.

Në Kroaci paga mesatare e punëtorëve në këtë sektor është 900 euro. Pastaj në Mali tëZi, paga mesatare është 725 euro.

Më të vogël se Kosova e kanë Shqipëria dhe Maqedonia Veriore. Në Shqipëri rroga mesatare është 500 euro, kurse në Maqedoninë Veriore është 400. /Indeksonline/

Image may contain: text