Edhe PDK-ja lëshon sallën e Kuvendit, të pakënaqur me drejtuesen e seancës

Edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë lëshuar seancën e Kuvendit.
Këtë vendim e mori shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Kjo pasiqë ishin të pakënaqur me drejtuesen e Kuvendit, Saranda Bogujevci.
Ndryshe, para pak minutash lëshoj sallën edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Z. Gashi, a doni t’i referoheni diskutimeve, apo e ndërprejmë muhabetin këtu?”, i tha Bogujevci.
Tutje, Gashi filloi që ta lexojë nenin 48 të Rregullores së Kuvendit, por Bugujevci ndërhyri sërish.
“Ju lutem regjia ndalja fjalën”, tha Bogujevci.
Kësisoj, Bogujevci mori vendim që Kuvendit të shkoj në pauzë 15 minuta./IndeksOnline/