Edhe Pep Guardiola flet për reagimin e Xhakës kundër tifozëve
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka thënë që e kupton reagimin e zemëruar të Granit Xhakës.
Guardiola e ka mbrojtur kapitenin e Arsenalit dhe e ka mbështetur atë që ta kalojë situatën në të cilën gjendet.
“Unë mund ta kuptoj Xhakën, emocionin e këtij momenti. Nuk e di se çfarë po ndodh brenda, ndonjëherë humbas emocionet dhe nuk mund ta kontrolloj veten time”.
“Jam shumë i sigurt që Xhaka bën më të mirën për shokët e tij. Ai është kapiten sepse është i veçantë. Ndonjëherë ju humbni kontrollin, është më mirë ta harroni atë dhe të ecni përpara, shpresoj se ai mund të kthehet dhe të tregojë se tij është një lojtar special”, tha Gurdiola./Indeksonline/.