75 Mall Live Search
09:13 / E Enjte, 05 Maj 2022 / AR

Edhe për Bajram, burrat rrahën gratë!

As për festën e Fitër Bajramit, nuk u ndal dhuna e burrave ndaj grave. Në ditën e tretë të kësaj feste, katër gra u rrahën nga bashkëshortët e tyre. Kurse një u rrah në ditën e dytë.

Një rast ka ndodhur në Fushë Kosovë, një në Lipjan, dy në Prishtinë dhe një në Prizren, raporton Indeksonline.

Më poshtë njoftimet e Policisë së Kosovës:

Fushë Kosovë, 04.05.2022 – 01:52. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. 

Lipjan, 04.05.2022 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që  ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. 

Prishtinë, 04.05.2022 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. 

Prishtinë, 03.05.2022 – 17:00. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Prizren, 04.05.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur deri në këndellje, e më pas të intervistohet.